top of page

Takim me Kryetarin e Bashkishë të Sarandës në kuadër të përgatitjes për konkursin e robotikës

Konkursi i sivjetshëm i robotikës kishte si temë formimin e qyteteve moderne (city shaper). Skuadrat tona pas hulumtimeve përkatëse nga vende të tjera evropiane dhe jo vetëm sugjerojnë një mënyrë formësimi i një qyteti bashkohor në një fushë të caktuar. Shkolla jonë bëri dy sugjerime: Përmirësimi i qytetit me çati të gjelbërta që rritin qëndrueshmërinë  duke ofruar një mjedis të shëndetshëm për bletët urbane, si dhe krijimin e paneleve diellore tek parkinget bashkiake me hije të makinave, me qëllim që energjia që do të grumbullohet të shfrytëzohet për karikimin e makinave elektrike por edhe të karvaneve  gjatë sezonit turistik. Qëllimi i hulumtimit të  këtij projekti  ishte dhe bashkëpunimi me qeverisjen lokale, menaxhimi i rezultateve të projektit tonë dhe zgjerimin e shkollës në shoqëri.  Ky është dhe një nga qëllimet bazë të konkursit të robotikës. Në këtë kontekst, vizituam kryetarin e bashkisë të qytetit të Sarandës  z. Adrian Gurma, i cili bashk me stafin ndoqën prezantimin e projektit tonë hulumtues, morrën prasysh idetë tona dhe dhanë këshilla të rëndësishme për përmirësimin e projektit tonë. I falenderojmë përzemërsisht!

bottom of page