top of page

Më datë 13 maj 2021, Kolegji Universitar “LOGOS” mirëpriti në një lidhje online të gjithë maturantët e shkollave të Fondacionit Frymë Dashurie në aktivitetin “Open Day– Online”.

Ky aktivitet kishe në fokus informimin e maturantëve në lidhje me programet e studimit që ofron Kolegji Universitar “Logos” dhe si lidhen këto me tregun e punës. Gjithashtu, u bë një prezantim i shkurtër i infrastrukturës akamoduese në dy kampuset e Kolegjit Universitar “Logos”.

Të gjithë maturantet u përshëndetën në këtë takim nga Rektori i Kolegjit Universitar “LOGOS”, Prof. Dr. Ilia Ninka si dhe nga Administratori MND. Av. Venian (Naum) Mile, të cilët bënë një prezantim të institucionit, të stafit akademik, pikave të forta të këtij Kolegji si dhe mundësive që ofron institucioni për të gjithë studentët e tij.

Për prezantimin e fakulteteve dhe departamenteve në vazhdim fjalën e morën:

Prof. Dr. Lindita Lati - Dekan i Fakultetit Ekonomik

Prof. Asoc. Dr. Konstantinos Giakoumis - Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor

Prof. Asoc. Dr. Spartak Bozo – Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara

PhD. Donald Elmazi – Përgjegjësi i Departamentit te Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës

Dr. Ridvana Tosku - Përgjegjësi i Departamentit te Shkencave Mjekësore

Prof. Asoc. Dr. Artur Ribaj – Përgjegjës i Departamentit të Financë – Kontabilitetit

Dr. Emira Spahaj – Përgjegjës i Departamentit të Menaxhimit

Dr. Ledia Sula – Përgjegjës i Departamentit të Agrobiznesit

Në vazhdim u mbajt një komunikim informues për maturantët nga Koordinatorja e Zyrës së Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës, Anisa Duka.

Në përfundim, të gjithë maturantët drejtuan pyetje e tyre te stafi i Kolegjit Universitar “Logos” duke marrë informacionin e nevojshëm.

Kolegji Universitar “Logos” u uron suksese të gjithë maturanteve dhe i mirëpret në takime të tjera!

bottom of page