©2018 by Kolegji "Fryme Dashurie"- Κολλέγιο "Πνοή Αγάπης". 

Vizitë tek Qëndra Shëndetësore "Ungjillizimi" në  Jorgucat

Të Premten 23 Nëntor 2018 një grup nxënësish që ndjekin degën  e Infermierisë  vizituan Qëndrën Shëndetësore "Ungjillizimi" të Kishës Orthodhokse që funksionon në Jorgucat të Dropullit. Nxënësit tanë u informuan nga specialistët për funksionimin e departamentit  të kardiologjisë dhe hematologjisë si dhe në  përgjithësi të qendrës dhe u familjarizuan me një hapësirë reale shërbimi shëndetësor dhe me kushtet reale të punës.