©2018 by Kolegji "Fryme Dashurie"- Κολλέγιο "Πνοή Αγάπης". 

Keni degjuar per Goalball?

Eshte nje sport ekskluzivisht paraolimpik. Behet fjale per nje sport ne skuadra, ku marrin pjese te verbrit dhe personat me probleme shikimi. Lojetaret qe ti pershtaten nivelit te larte te garimit duhet te kene teknike, force, shpejtesi, reagim te shpejte, shpirtin e skuadres dhe sens te mire te hapesires. Ne nivel argetimi mund te merren te gjithe pavaresisht moshes, gjendjes fizike apo mungeses se shikimit. Luhet nga femra dhe meshkuj, dhe ekipet kane perkatesisht nga 3 lojetare. Synimi i lojes eshte qe njera skuader ta levizi topin me dore drejt anes kundershtare, per te shenuar gol,nderkohe qe lojetaret rivale perpiqen ta shmangin me cdo pjese te trupit.
Qe te sigurohet nje pjesemarrje e drejte te gjithe lojetaret, pergjate lojes, duhet ti kene syte te mbuluar me hije vizuale, pra nje cope e cila pengon hyrjen dhe tejcimin e drites.
Topi i Goalball-it eshte prej kaucuku, ka vrima dhe ne brendesi ka disa zile te cilat ndihmojne per orientimin akustik te lojetareve.
Fitimtare shpallet skuadra e cila arrin te shenoje me shume gola.