top of page

Vizitë e vitit të parë të Infermierisë në Qendrën e Zhvillimit

Të mërkurën më 11 Qershor nxënësit e vitit të parë të Infermierisë së shkollës sonë vizituan për herë të parë Qendrën e Zhvillimit në qytetin e Sarandës. Nxënësit, pasi u informuan nga përgjegjësja znj. Bisja dhe nga punonjësit për aktivitetet që zhvillohen në qendrën, drejtuan mjaft pyetje rreth institucionit dhe vazhdoi diskutim mbi to. Pas kësaj, nxënësit tanë patën mundësinë të vijnë në kontakt me fëmijët e qendrës, të cilët i pranuan me gëzim. Pas kësaj vizite të bukur vazhdoi një shëtitje e këndshme në qytetin e Sarandës.

bottom of page